Analisti Kosovar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se ishte njoftuar nga zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri se Dragana Miletiq nuk kishte reputacion të mirë në mesin e serbëve në veri.
Sipas tij, Miletiq nuk është dashur të emërohej nënkryetare e komunës së Leposaviqit, raporton gazeta10.
“Se kush i ka siguruar pamjet ose cilat insitutione i kanë bërë këto incizime është pak relevante. Mirëpo ne gjithëmonë duhet me qenë të vëmendshmë se agjencit e juaja të intelegjencës i kemi prezente në të gjitha instucionet”, ka thënë Spahiu në emsionin ‘Politiko’ në kanal10, e ku po diskutohet rreth publikimit të pamjeve ku shihet nënkryetarja e shkarkuar e Komunës ë Leposaviqit, Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, duke pirë kokainë brenda zyrave të komunës.
Spahiu ka thënë se tani duhet që kryeministri të mere me atë se kush është përgjegjës për këtë situatë të krijuar në komunën e Leposaviqit.