Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka pyetur se si ra konsumi i energjisë elektrike në veri, menjëherë pas marrëveshjes për faturim në katër komunat veriore pas 24 vitesh, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar grafikun ku vërehet ulja e konsumit në momentin e nisjes së faturimit, krahasuar me periudhën paraprake.
Postimi i saj i plotë:
?? ?? ??????? ? ????????ë ????????? ?ë ????, ????ë???ë ??? ????ë??????? ?ë? ??????? ?ë ? ??????? ??????? ??? ?? ????.
Pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës të keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis në veri të vendit.
Në grafikonin e mëposhtëm mund të shohim uljen e konsumit në momentin e fillimit te faturimit, pra janar 2024, krahasuar me periudhën paraprake.
Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit.