Lajme

Dimal Basha: PDK e LDK në luftë për vendin e dytë, AAK-Nisma janë bërë bashkë me kalu pragun

01/30/2024 14:18
nga:Genita C

Deputeti i VV’së, Dimal Basha thotë se zgjedhje do të ketë dhe partia e tij vazhdon të jetë triumfuese krahas opozitës.

Basha në një intervistë për GazetaBlic thekson se, AAK e Nisma janë bërë bashkë që ta kalojnë pragun.

Ndërsa, për LDK e PDK thotë se kanë luftë për vendin e dytë.

“Vazhdojmë të qëndrojmë të parët, gara është për vendin e dytë. Janë dy parti politike që janë bërë bashkë me kalu pragun, ndërsa i kemi edhe dy parti tjera që shtyhen për vendin e dytë”, tha Basha.

“VV’ja me standardin që ka krijuar, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, luftën për shtrirjen e sovranitetit në veri ka krijuar një standard të ri që po besoj se qytetarët e Kosovës nuk dojnë të kthehen në avazin e tjetër ku i kanë bërë favore Vuçiqit”, shtoi Basha për GazetaBlic.