Lajme

Ambasadorja e Izraelit: Qeveria ka vendosur heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

01/29/2024 20:49
nga:G B

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka njoftuar se qeveria e këtij ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

Kjo pas më pak se tre vjetësh prej se kur dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike.

“Shpresoj se ky moment historik i veçantë në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë më tej bashkëpunimin në rritje ndërmjet vendeve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë”, tha Ziv.

Ziv shtoi se të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.

Lidhur me këtë vendim më herët ka njoftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës