Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se vetëm përmes dialogut me bashkësinë ndërkombëtare, ShBA-në dhe BE-në do të ishte mirë të veprohej çdo herë nga Kosova, ashtu edhe për aspektin e dinarit.
“Kohëve të fundit kemi pasur deklaratë që ka nxitur shqetësim qoftë tek faktori ndërkombëtar, qoftë tek komuniteti serb, besoj se duhet të dihet që ligjet dhe rregulloret duhet të zbatohen. Nuk mund të flitet për procese të pastra ekonomike në raportet Kosovë-Serbi pa ngjyrën e politikës, ky korrelacion politik po e kthen Kosovën në pikën zero”.
“Kosova e ka të drejtën për të zbatuar ligjin dhe rregulloren, por në raport me Brukselin e ka rritur pakënaqësi dhe ndërkombëtarët, vendimet e tilla pa koordinim me ndërkombëtarët po e dëmtojnë Kosovën”, ka thënë Gërxhaliu.