Lajme

ZPS thotë se dëshmitari i 43-të do të flasë për një vrasje të paligjshme në zonën e Llapit

01/29/2024 14:44
nga:G C

Pas mbarimit të dëshmisë së dëshmitarit të 42-të, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 43-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), cili mban kodin W04870 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndonëse seanca ishte private, DhSK ka njoftuar se dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime, e cila pretendohet se është bërë pas arrestimit dhe mbajtjes nga anëtarë të UÇK-së në zonën e Llapit.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke u marrë në pyetje nga përfaqësues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Para se të niste dëshmia e këtij dëshmitari, avokati i Veselit, Ben Emmerson kërkoi që të kalohet në seancë private për të diskutuar një çështje që ndërlidhet me dëshmitarin, i cili do të dëshmojë pas këtij të tanishmit.

Pas kësaj, e vetmja gjë që u bë në seancë publike ishte prezantimi i disa dokumenteve nga ZPS-ja, ku iu kërkua dëshmitarit që të konfirmojë se a qëndron prapa atyre përmbajtjeve.

Këto material,e u pranuan si prova me urdhër të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III.

Me arsyetimin që të mbrohet identiteti i dëshmitarit, seanca kaloi sërish në sesion privat dhe si e tillë është duke vazhduar./BetimipërDrejtësi