Lajme

Sunak i shqetësuar pas sulmit në bazën amerikane

01/29/2024 13:00
nga:N K

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, i ka kërkuar Iranit të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi të shqetësuar dhe do t’i bëjmë thirrje Iranit që të vazhdojë të depërshkallëzojë tensionet në rajon”, tha ai, shkruan BBC,

“Ne dënojmë absolutisht atë që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit”, shtoi kryeministri.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit, ata që humbën jetën, familjet e tyre dhe ata që u plagosën… Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë për të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon, dhe kjo është ajo për të cilën vazhdojmë të punojmë”, tha ai.