Sporti

Pamjet e fundit janë shqetësuese | Neymar ka shtuar shumë peshë, nuk duket më si futbollist

01/29/2024 10:09
nga:Lorik J

Neymar është ende në proces rikuperimi nga një dëmtim i rëndë në gju.

Pasi kaloi nga PSG te ekipi arab, Al Hilal, ai pësoi një dëmtim që e pengoi të luante këtë sezon. Ai e kalon kohën në mënyra të ndryshme dhe siç theksojnë përdoruesit e rrjeteve sociale, është e qartë se futbolli nuk është ajo gjë që futbollisti po e mendon, përcjell GazetaBlic Sport.

Asi brazilian është filmuar në festën e ditëlindjes së ish-yllit të futbollit Romario. Ajo që ra menjëherë në sy të përdoruesve të X është pamja e tij.

Edhe pse nuk duhet diskutuar që kur të rikthehet në fushë do të rikthehet në formën e dëshiruar, Neymar sot nuk duket si një futbollist profesionist dhe kjo është ajo që po komentohet në rrjetet sociale.

Ja pamjet: