Lebron James realizoi triple-double-in e tretë të sezonit dhe të 110-tin në karrierën e tij, dhe Los Angeles Lakers mposhti Golden State Warriors 145:144 në një lojë në të cilën fituesi u vendos pas dy shtesave.
Fitoren për Lakers e solli Lebron James me dy gjuajtje të lira 1.2 sekonda para përfundimit të shtesës së dytë të lojës, përcjell GazetaBlic Sport.
James e përfundoi ndeshjen me 36 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime, me 12 pikë të shënuara në kohën shtesë.