Diego Simeone është pyetur në një konferencë për shtyp për njoftimin e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpool në fund të sezonit.
“Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndjen dikush tjetër. Janë ndjenjat tuaja dhe janë krejtësisht të kuptueshme dhe të respektueshme. Ai është një trajner i madh, ai bëri një punë të shkëlqyer në Liverpool , ai krijoi një ekip të madh përsëri këtë sezon. Ata janë klasifikuar mirë. E gjithë kjo gjeneron atë që po gjeneron përfundimisht. Puna nuk është e lehtë, është e vështirë”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Duket e lehtë të fitosh, të fitosh dhe të fitosh, por nuk është ashtu. Është stresuese, është rraskapitëse. Mendoi se është koha e duhur, e tha me kohë. Më dukej se gjithçka ishte në rregull me të. Ai ishte futbollist dhe tashmë ka treguar se çfarë trajneri i madh është”, tha ai në pritje të duelit me Valencian , duke llogaritur për xhiron e 22-të të La Ligës .
/GazetaBlic Sport/