Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për ndarjen nga jeta të akademik Feriz Krasniqit.
Nagavci tha se Krasniqi dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë akademik, Feriz Krasniqi i cili dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, zhvillimin institucional si dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës”, shkruan Ministrja.
Postimi i plotë:


