Lajme

“Viti i kaluar i suksesshëm për Kosovën, u shtri sovraniteti në veri”

01/25/2024 21:50
nga:Y I

Profesori universitar dhe ish-deputeti, Bujar Dugolli, ka thënë se 2023 ishte vit i suksesshëm për Kosovën.

Në emisionin Rubikon ai ka potencuar se gjatë vitit të kaluar Kosova ka treguar konstruktivitet në dialog me Serbinë si dhe ka shtrirë sovranitetin në veri të vendit.

“Unë mendoj që është vit i suksesshëm për Kosovën. Shtrirja e sovranitetit dhe integritetit, luftimi i krimit dhe trafiqeve sidomos në pjesën veriore ka qenë diçka e dobishme edhe në aspektin e konsolidimit të sigurisë së Kosovës, edhe FSK, trajnimet, armatimet të gjitha këto janë elemente të suksesit”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar e ka kuptuar dhe në vazhdimësi e ka mbështetur stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Procesi i dialogut është një temë që futemi edhe në këtë vit me ato të panjohurat sa i përket zbatimit sidomos nga ana e Serbisë. Deklarimet që i ka bërë Kosova për të shtensionuar situatën, ato po ndodhin dhe ky ndoshta gjysma e këtij viti mund të jetë përfundimi edhe i atij procesi zgjedhor në veri dhe mendoj që nuk më kurrfarë arsye të ekzistojnë ato masa që goditin disa projekte që i ka BE-ja me Kosovën”, është shprehur profesori Bujar Dugolli.