Dele Alli ka marrë lajmin e tmerrshëm se duhet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër pasi mesfushori i Everton pësoi një tjetër dëmtim.
Lojtari ka qenë jashtë fushës që nga marsi i vitit 2023, pasi mori një dëmtim dhe i dha fund para kohe huazimit te Besiktas në Turqi.
Dele Alli do të kthehet në Goodison Park në verë, por ende nuk është rikuperuar plotësisht për të marrë pjesë në një ndeshje zyrtare. Megjithatë, trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka konfirmuar lajmin se Alli do të ketë nevojë për një operacion tjetër, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë rikuperimi i tij.
E vetmja siguri në këtë rast është se Dele Alli do të kalojë 1 vit jashtë fushave të futbollit dhe sipas disa mediave angleze, ish-reprezentuesi anglez po mendon t’i japë fund karrierës së tij konkurruese në moshën 27-vjeçare.
/GazetaBlic Sport
Sean Dyche has confirmed that Dele Alli has suffered another set-back in his recovery and undergone another surgery. There is no timeframe for his potential return from injury. ??
Gutted for the lad. pic.twitter.com/I0s04iKppT
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 25, 2024