Analisti Valon Syla tha se Kurti po dëshiron që t’ua mbyllë gojën Ali Ahmetit e Edi Ramës.
Ai tha se askush në Perëndim nuk ia hapë telefonin Kurtit.
“Aspekti i parë është që Kurti me u bë njëlloj faktori rajonal dhe me fol si një prijës i shqiptarëve, me ua mshelë gojën Ali Ahmetit, Edi Ramës, të cilët i kanë do informata që i kanë pasur liderët tradicionalë prej Rambujesë e prej luftës për çlirim, që Albin Kurtit kurrë telefonin nuk ia kanë cel. Me kë ka fol Ibrahim Rugova në telefon, Albin Kurti nuk fol, ato i ka trashëgu Hashim Thaçi, tash është në Hagë, i ka Ali Ahmeti një pjesë, i ka Edi Rama. Edi Ramën e shtijnë me dalë me propozime edhe për Lindjen e Mesme…”, tha Syla në “Pressing”.
Ai shtoi se Kurti “i ka përzë lidhjet e QUINT’it, nuk ka qenë njeri i besueshëm, partner i besueshëm”.
“Për qita tash ky kqyr shtin ni kry në Maqedoni, njo në Shqipëri, atje në Preshevë i ka prish”, tha ai.