Lajme

Agusholli i VV’së: Qeveria Kurti pranon sfidat me krahë hapur

01/24/2024 19:01
nga:G C

Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli ka folur rreth vlerësimit individual që do t’i bëhet Kosovës dhe Serbisë rreth fondeve për rritjen ekonomike.

Agusholli në një prononcim për GazetaBlic e sheh si një gjë pozitive këtë hap të tyre, teksa thotë se do shihet i gjithë progresi që Qeveria Kurti kanë bërë.

“Me vlerësimin individual nga BE-ja, duket se tani kemi mundësinë të shfaqim gjithë atë ‘progres’ që kemi bërë, në një skenë më të madhe”, tha Agusholli.

Agusholli thotë se gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni, prandaj nuk ka brengosje rreth asaj se si do të del Kosova në vlerësimin e BE-së.

“Përderisa ata kanë vendosur të bëjnë këtë vlerësim, nuk brengosem shumë sepse e di që gjatë këtij mandati t’paktën është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni e që eshtë një nga kërkesat kryesore të BE-së. Ndërsa në anën tjetër, pa ndonjë ‘studim’ te madh, kuptojmë që Serbia vetëm progres nuk ka bërë”, shtoi ai.

“Natyrisht, ne pranojmë sfidat me krahë hapur, të gatshëm të tregojmë se si mund të përmbushim standarde që ndonjëherë për neve si Kosovë janë shumë shumë të larta por ky është rasti ynë për të shkëlqyer, ose të paktën, për të mos u dukur sikur po ecim mbrapsht”, shtoi ai.

Ai pret që ky vlerësim mos të jetë vetëm ‘përkëdhelje’, por diçka më shumë.

“Mbetet të shohim nëse ky vlerësim do të sjellë diçka më shumë sesa thjesht një ‘pat on the back’ dhe një broshurë informative mbi ‘si të bëhesh pjesë e BE-së'”, tha Agusholli për GazetaBlic.

Shala i PDK-së: Kosova larg aplikimit për fondet e BE-së, fajtore është loja e Qeverisë Kurti