Lajme

Shala i PDK-së: Kosova larg aplikimit për fondet e BE-së, fajtore është loja e Qeverisë Kurti

01/24/2024 18:52
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se ekonomia e Kosovës është duke stagnuar në bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

Shala në një prononcim për GazetaBlic thekson se, për këtë faktori ndërkombëtar ka paralajmëruar më herët Kosovën.

“Faktori ndërkombëtar ka paralajmëruar situatat në të cilat ballafaqohet shteti ynë, jo veç në sferën politike, por edhe theksë të veçantë ka pasë për atë ekonomike. Ne tash jemi në një situatë të stagnimit të bashëkpunimit ndërkombëtar, edhe për shkak të ngrirjes së fondeve”, thotë ai.

Sipas Shalës, Kosova është larg asaj që të aplikojë në fondet e BE-së për rritjen ekonomike.

“Në esencë ne ende jemi larg që të aplikojmë në këto fonde. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur si shtet, ku parimisht duhet të ndërrohet edhe qasja e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Shala shton se ekonomia e Kosovës është në këtë situatë për shkak të lojrave të Qeverisë Kurti.

“Aktualisht nuk shohim ndonjë prespektivë të madhe, as ndonjë nismë apo qëllim të kësaj qeverie sa i përket çështjes së ç’bllokimit të situatës, përveç lojrave poltike që në esencë e kanë sjellë ekonominë e vendit në këtë situatë, përfshirë këtu ikjen e investitorëve dhe ikjen e fuqisë punëtore”, tha Shala për GazetaBlic.

Kujtojmë se, sot në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet është diskutuar edhe në lidhje me fondet e BE-së për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Sërish, aty është përmendur që për Kosovën dhe Serbinë do të ketë kushte specifike për përfitimin e mjeteve, dhe këto lidhen pikërisht me dialogun.

Kurti kërkon heqjen e sanksioneve nga BE-ja: Zgjedhjet në veri mund të mbahen muajt e ardhshëm