Lajme

Voziti nën ndikimin e alkoolit, dënohet me gjobë 27-vjeçari

01/24/2024 15:13
nga:N K

Policia e Kosovës sot në Ferizaj ka ndaluar një 27-vjeçar i cili ka qenë duke ngasur veturën e tij nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të PK-së, shoferi fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 0.80%0.

Policia ka bërë të ditur se shoferit i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

“Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhej në njoftim.