Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e parë për këtë vit të Qeverisë së Kosovës ka paraqitur përmbledhje të priroriteteve për vitin 2024.
Kryeministri në fjalën e tij listoi prioritet për secilën ministri veç e veç.
“Ministria e Financave do të vazhdojë me reformën pensionale. Prioritet do të ketë edhe procesi i fiskalizimit përmes së cilës do të rrisim reformën në prokurimin publik për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shpenzimeve publike”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai ka shtuar se për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë angazhim do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes nëpërmjes shërbimeve më të mira për biznese. Do t’i japim vëmendje të shtuar dhe të veçantë Trepçës dhe investimeve aty.
“Reforma në drejtësi është prioritet i Qeverisë andaj ajo do të vazhdojë të jetë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Vettingu po merr rrugë pas aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Adresimi i krimeve të luftës do të vijojë tutje funksionalizimin e Institutit për Krime të kryera gjatë Luftës në Kosovë”, ka permendur Kurti.
Në 2023 buxheti për mbrojtje ishte më i larti ndonjëherë mbi 200 milionë euro apo më hsumë se 2 për qind e bruto produktit vendor që është kriter i NATO-s numrin e ushtarëve i rritëm investimet gjithashtu . E tash në këtë vit rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes.
Për bujqit dhe fermerët në vitin 2023 kishim buxhetin më të lartë ndonjëherë këtë vit të ri e kemi filluar pa obligime dhe borxhe ndaj tyre. Në fillim të muajit janar shpalosëm programin për pagesat direkte për vitin 2024 me të cilin do të përkrahen 28 nënsektorëe kulturave bujqësore.
Kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e lojërave mesdhetare ishte kryelajmi i vitit të kaluar. Sivjet ndër top objektivat e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit janë ligji i veçantë komuniteti organizativ dhe masterplani për të mirëpritur 26 shtete në 23 disiplina mijëra atletë e dhjetëra mijëra turistë me mbi 250 milionë euro investime.
Do të vazhdojmë kujdesin për komunitetet tona joshuimcë Ministria për Komunitete dhe Kthim do të angazhohet për kthimin riintegrimin dhe ofrimin e mundësive të zgjidhjes së qëndrueshme për personat e zhvendosur dhe të kthyerit vullnetarë nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Ndërkaq Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë me mbështetjen dhe financimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë nëpër komuna.
Anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës do të jetë një ndër synimet kryesore të politikës së jashtme pra të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.