Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka emëruar dy zëvendësguvernatorë, duke kompletuar kështu Bordin Ekzekutiv.
Bëhet e ditur se përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit.
Zëvendësguvernatorët e emëruar Nesrin Shileku – Shala dhe Milot Cakaj do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.
Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale.
“Me përfundimin e këtij procesi plotësohen të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative. Këto ndër të tjera ishin edhe kërkesat nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandime nga misionet e tij”, njofton ky institucion.