Kombëtarja e Bregut të Fildishtë kanë zhgënjyer shtetin e tyre me humbjen e sotme me rezultatin 4-0 nga Guinea Ekuatoriale.
Pas kësaj humbje, Bregu i Fildishtë – që po organizon turneun, është eliminuar edhe zyrtarisht nga Kupa e Kombeve të Afrikës, shkruan GazetaBlic Sport.
Bregu i Fildishtë ishte favorit absolut në këtë ballafaqim, por fusha tregoi ndryshe, pasi Guinea Ekuatoriale bëri befasinë duke fituar, dhe atë me rezultatin bindës 4-0.
Nsue me dy gola, Ganet dhe Buyla realizuan golat për ekipin e Guinesë Ekuatoriale.
Me dy humbje pas dy ndeshjeve të para, Bregu i Fildishtë eliminohet nga turneu.
/GazetaBlic Sport/


