Joao Cancelo ka mbetur jashtë fushës që nga lëndimi i tij në ndeshjen e parë të vitit, kundër Las Palmas, por sipas Mundo Deportivo, portugezi është rikuperuar dhe do t’i rikthehet stërvitjeve këtë të martë.
Mbrojtësi nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e Barcelonës, këtë të mërkurë, ndaj Athletic Bilbaos, për çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Prandaj, ai pritet të luajë sërish vetëm në fundjavë, më 27 janar, në një ndeshje kampionati kundër Villarrealit.
/GazetaBlic Sport


