Sporti

Alcaraz superior, mposht tenistin serb me rezultat 3-0 në “Australian Open”

01/22/2024 11:52
nga:E K

Carlos Alcaraz ia doli pa shumë mundim të kalonte raundin e 1/8-tave në Australian Open duke u siguruar kështu një biletë për në çerekfinalet e Grand Slam-it të parë për vitin 2024.

Tenisti nga Murcia kaloi në më pak se dy orë, serbin Miomir Kecmanovic duke e mposhtur në tre sete me shifrat 6-4, 6-4 dhe 6-0.

Numri dy i botës gjen në çerekfinale një kundërshtar të “sikletshëm” si Alexander Zverev që nga ana e tij vuajti shumë për të garantuar pjesëmarrjen në çerekfinale teksa mposhti në një ndeshje që zgjati për katër orë e nëntë minuta, Cameron Norrie me shifrat 3-2.

Sakaq, çiftet e tjera çerekfinale janë ato mes Djokovic-Fritz, Sinner-Rublev si dhe Hurkacz-Medvedev.