Deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi e quan përpjekje të dështuar koalicionin AAK- Nisma.
I pyetur se si e pa një koalicion të tillë, a u përgjigj shkurt.
“Koalicioni AAK-Nisma është çështje e tyre, përpjekje e dëshpëruar”, tha Rrustemi për GazetaBlic.
Tutje, ai foli edhe për paralajmërimin që ditë më parë ka bërë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri se Kosova rrezikohet nga pakoja e dytë e sanksioneve nga BE-ja.
Sipas Rrustemit, Haziri nuk duhet të merret për bazë sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Kosova nuk ka asnjë arsye të rrezikohet nga sanksionet tjera, përkundrazi edhe masat aktuale janë të padrejta dhe duhet të hiqen sa më parë”, tha Rrustemi për GazetaBlic.


