Shkruan: Ilir Kërçeli
Edhe pse kaluan dy vite dhe tashmë jemi në vitin e tretë të qeverisjes së Përparim Ramës, në kryeqytet nuk ka asnjë ndryshim esencial.
Qytetarët e Prishtinës ende ballafaqohen me qentë endacak, gjendja me mbeturina është edhe më keq, trafiku edhe më keq se sa ishte.
Asnjë kopsht i ri, asnjë rrugë e re, asnjë nga premtimet megalomane të cilat na prezantonte në fushatë as nuk kanë filluar, se lëre më të përfundojnë.
Mbi 60 prona të këmbyera të Komunës së Prishtinës gjatë qeverisjes së tij, të ngjashme me këtë që këtë javë doli në media.
Dikush është mirë t’i hetojë të gjitha këto këmbime dhe interesin qoftë indirekt qoftë direkt të kësaj qeverisje.
Kujt po i shërben ky kryetar?!