Lajme

Hoti për Rugovën: Pusho në amshim President!

01/21/2024 13:42
nga:G B

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në 18 vjetorin e ndarjes nga jeta e përkujton Presidentin, Ibrahim Rugova, si prijësin e popullit të Kosovës drejt paqes e lirisë.

Hoti shprehet se ai ishte arkitekti i pavarësisë së Republikës të përhershme dhe vizionar i integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Tutje ai shton pusho në amshim President.

Postimi i plotë i tij:

Sot, në 18 vjetorin e ndarjes nga jeta, përkujtojmë Presidentin Rugova, prijësin e popullit të Kosovës drejt paqes e lirisë, arkitektin e pavarësisë së Republikës sonë të përhershme dhe vizionarin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Pusho në amshim President!