Portieri i Inter-it, Yann Sommer ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet zviceriane, ku ka folur ndër të tjera edhe për të ardhmen.
35-vjeçari është pyetur ndër të tjera edhe për momentin kur mendon se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe zviceriani deklaroi e nuk e mendon diçka të tillë për momentin, teksa shtoi se të luajë për “zikalërit” e lumturon.
“Nuk po e mendoj ende. Më pëlqen shumë të luaj, sidomos tani te Inter-i me të gjitha emocionet që sjell. Fizikisht dhe mendërisht ndihem shumë mire, kështu që nuk po mendoj ende për tërheqjen”-theksoi Sommer.