Lajme

Lushaku-Sadriu: LDK me Kryeministër Lumir Abdixhikun është zgjidhja, jo ribashkimi i atyre që iu ka kaluar koha

01/20/2024 18:59
nga:Sh R

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se partia e saj po sulmohet për shkak se po rritet.

“Kur një parti si LDK, me program modern e qasje profesionale, rritet, të gjithë të tjerët marrin anën e sulmit”, ka shkruar ajo.

Lushaku përmendi edhe koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, për të cilin tha se iu ka kaluar koha.

“Propaganda me sulme nuk i zgjidh problemet e qytetarëve; as ribashkimi i atyre që iu ka përfunduar epoka, nuk ofron zgjidhje për qytetarët”.

Për Lushaku-Sadriun vetëm partia e saj me program të ri e “qasje rugoviste” di ta ruajë shtetin.

“Vetëm një parti me program të ri, me qasje rugoviste, me projekte prosperuese e me histori shtetformuese e do shtetin, e ruan shtetin dhe do të dijë ta zhvillojë atë. Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhiku është zgjidhja”.