Lajme

Qentë endacakë kafshojnë një qytetar në Prishtinë

01/20/2024 16:22
nga:Sh R

Një qytetar i Prishtinës është kafshuar gjatë ditës së djeshme në këmbën e majtë nga qentë endacakë.

Viktima, që ka shkruar në faqen e emisionit “Ju flet Prishtina”, ka treguar se rasti ka ndodhur gjatë ditës afër Shtëpisë së të Moshuarve në kryeqytet.

Ai thotë të jetë trajtuar në QMF 3, ndërsa thekson se është duke e vazhduar pastrimin e plagës.

“Deri kur kështu, të cenohemi nga lëvizja prej rrezikut që na vjen nga qentë endacakë”, është ankuar ai, duke dashur të mbetet anonim.