Lajme

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Leposaviqit

01/20/2024 15:32
nga:Sh R

Po vazhdon ende mbledhja e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit shqiptar të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Kështu e konfirmoi vetë Hetemi për teve1.info, teksa tha që peticioni po vazhdon, mirëpo numri i qytetarëve është i vogël.

“Janë ende në proces, po vazhdon peticioni, por ka pak qytetarë”, thuhet në përgjigjen e Hetemit.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, për të qenë i suksesshëm procesi i shkarkimit, në Leposaviq duhet të mblidhen 2 mijë e 689 nënshkrime, në Mitrovicë të Veriut 3 mijë e 640 derisa në Zubin-Potok 1 mijë e 347 sosh.

Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar.