Lajme

Kinë: Të paktën 13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e shkollës

01/20/2024 10:36
nga:Y I

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore, sipas mediave shtetërore kineze.

Zjarri ka rënë rreth orës 23:00. të premten në mbrëmje, në shkollën Yingcai pranë qytetit të Nanyang, provinca Henan, raportoi Xinhua.

Autoritetet lokale thanë se përveç vdekjeve, një person ishte lënduar dhe po trajtohej në spital.

Zjarrfikësit e shuan zjarrin deri në orën 23:38, njoftuan mediat shtetërore.