Lajme

Bora ‘mbulon’ Kosovën

01/20/2024 07:02
nga:Y I

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me reshje bore dhe erëra të fuqishme veriore.

Sipas ‘Mendimi për Motin’, reshjet e borës do të vazhdojnë përgjatë të shtunës, herë-herë me intensitet të lartë.

Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, derisa edhe ato maksimale mbesin të ulëta në -1C deri 1C.