Lajme

1411 nënshkrime nevojiten në peticionin për ta shkarkuar kryetarin e Zveçanit

01/19/2024 11:52
nga:Y I

Në Zveçan ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve në peticionin për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Ilir Peci.

Mbledhja e qytetarëve për të vënë firmat e tyre ka nisur në orën 9:00 dhe ata do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë deri në orën 16:00 për gjithsej 30 ditë.

Këtë, ata mund ta bëjnë në 10 stande të cilat janë vendosur në ambient të jashtëm përballë postës.

Nga krejt 7052 votues sa janë të regjistruar në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, 20 përqindëshi i tyre i bie të jetë 1411, pra po kaq nënshkrime duhen që të nis procesi për largimin e kryetarit.

Përfaqësuesi i grupit nismëtar, Darko Vuksanoviq ka thënë për media se pavarësisht disa vështirësive që kanë pasur, procesi i nënshkrimit ka nisur me kohë. Ai pret që numri i nevojshëm të arrihet sa më parë.

Një peticion i tillë është paraparë të fillojë gjatë të premtes edhe në Zubin Potok, teksa në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut ka nisur nga e mërkura./Klan Kosova/