Lajme

Haradinaj: Antitankët Javelin janë porositur në vitin 2019

01/18/2024 22:13
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç ka thënë ai improvizime e vonesa në fushën e sigurisë.

Haradinaj u shpreh se ekspozimi që Qeveria Kurti po u bën pajisjeve ushtarake është qasje e gabuar në fushën e mbrojtjes.

”Qeveria Kurti Kosovën e ka marrë me ushtrinë e krijuar, me ligjet e Kosovës, pa ndonjë kufizim, me plan dhjetë vjeçar, për dhjetë vjet krejtësisht e paraparë çka ndodhë, kur dhe qysh, e vetmja meritë e kësaj qeverie është që s’ka mujtë paret që është dashtë me i shti brenda vitit, me i bajtë në vitin tjetër, pra vonesa të teknikës ushtarake, disa herë kemi pasur vonesa, unë asnjëherë nuk kam folur detaje, por i siguroj qytetarët e Kosovës se ka pasur shumë vonesa, veprime të improvizuara në furnizim, improvizime sa kanë dalur në foto me teknologji ushtarake, ka pasur improvizime sa me dalë në foto, sa me rritë ratingun, gjëra që nuk i bën askush në mbrojtje, në siguri, pra nuk ekspozohet ashtu, nuk e bën askush, nuk e bën në veprimin e parë sapo i ke pru pesë pajisje me dalë në foto me to, siguria nuk funksionon ashtu, siguria është ndryshe”, tha Haradinaj.