Lajme

LDK: Shaqir Totaj e rehaton edhe renë

01/18/2024 19:46
nga:Sh R

Shaqir Totaj e ka bërë me vend pune nusen e djalit, Elma Bytyqin. Një vit e gjysmë pasi e kishte rehatuar djalin, Adonisin në “Ekoregjion”, kryetari i Prizrenit e ka hequr gajlen e punës edhe për renë e tij.

Elma Bytyqi, gruaja e Adonis Totajt është punësuar si Edukatore në “Mati Logoreci” në Prizren.

Elma ka dalur kandidatja me më shumë pikë në listën finale të konkursit që shpallur me 7 dhjetor, 2023.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren, një veprim i tillë jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet të jetë edhe i dënueshëm nga instancat e drejtësisë. Pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo në shërbim të familjarëve të Shaqir Totajt”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: