Lajme

Rënia e kulmit të objektit të Komunës- Vjen reagimi i Përparim Ramës

01/18/2024 19:04
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas rënies së kulmit të objektit të komunës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ftuar organet e rendit që ta hetojnë këtë rast.

“Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ai.

Postomi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor.

Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë.

Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

 

Prokuroria nis hetimet për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës