Pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Real Madrid, Barcelona është duke kaluar në një moment shumë të vështirë.
Trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez tha për mediet, se ditën që nuk do ketë përkrahjen e ekipit do largohet vet, ndërsa shtoi e u mungon shpirti i Gavi-t në skuadër.
“Jemi në gjysmë të sezonit. Ditën që lojtarët të mos jenë me mua, unë do të marr gjërat e mia dhe do të shkoj në shtëpi. Jemi të lënduar, është e vërtetë. Duhet të fillojmë nga e para, por lojtarët besojnë në atë që bëjmë. Duhet të bëjmë si sezonin e kaluar. Dëmtimet e Gavit, Ter Stegen, Raphinha dhe Cancelos ishin një goditje e rëndë për ne…megjithatë Gavi është e vështirë të zëvendësohet, pasi ka vetëm një Gavi në botë dhe ai na mungon shumë, ky është realiteti. Ai ishte shpirti i ekipit“-deklaroi Xavit