Lajme

Buzhala: Koalicioni AAK – NISMA e dëmton PDK-në

01/17/2024 21:50
nga:G B

Gazetari Viktor Buzhala ka komentuar lidhjen e koalicionit në mes të partisë së AAK-së dhe asaj të Nisma-s.

Sipas tij koalicioni në mes të Nisma-s dhe AAK-së e ka dëmtuar shumë PDK-në, raporton Gazeta10.

“PDK-ja do të duhej të tregohej e mençur dhe ta kthente zotin Limaj nga vetja, PDK-ja është peng i Hagës dhe ky kolacion ja garantonë fitoren Vetëvendosjes dhe ja garanton pushtetin zotit Limaj dhe zotit Haradinaj”, tha ai në Politiko.

Buzhala shton se Vetëvendosja nuk do t’i marrë më 50 përqind të votave në zgjedhje.