Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i poshtëron kryetarët e katër komunave veriore, me shkarkimin e tyre përmes peticionit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se në fillim Kurti ua krijoi iluzionet, ndërsa tash poshtërimin.
“Poshtërimi i kryetarëve të komunave në veri përmes peticionit të serbëve – në fillim Kurti ua krijoi iluzionet, tash poshtërimin…”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Blic/