Sporti

E realizoi ëndrrën e tij, De Rossi do të marrë pagë minimale tek Roma

01/17/2024 12:42
nga:Lorik J

Trajneri i ri i Romës, Daniele De Rossi, nuk ka ngurruar aspak të qëndrojë në krye të skuadrës së tij të zemrës. Ai zëvendësoi Jose Mourinhon, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Specialisti i ri pa përvojë nënshkroi një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit me një synim – kualifikimin e “ujqërve” në Champions League. Kjo do të thotë se Romakët duhet të luftojnë për top katërshën më të mirët në Serie A.

Sipas Sky Sport, negociatat mes klubit dhe De Rossi ishin të shkurtra. Ai pranoi menjëherë të punonte për pagën minimale.

Një nga ëndrrat e ish-kapitenit të skuadrës është pikërisht drejtimi i Romës. De Rossi donte vetëm një bonus nëse arrinte objektivin e madh të Champions League.

/GazetaBlic Sport