Ky sezon po rezulton në një makth të vërtetë për Matthijs de Ligt, i cili po vuan dëmtime të një pas njëshme.
Mbrojtësi i Bayern Munich u kthye në fushë më 20 dhjetor, në ndeshjen kundër Wolfsburgut, pas më shumë se një muaj e gjysmë jashtë për shkak të një dëmtimi në gju.
Së fundmi, holandezi duket se është i detyruar të qëndrojë sërish larg fushës së blertë, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim dhe këtë lajm e ka bërë publik klubi i Bayern Munich.
“Matthijs de Ligt pësoi një dëmtim në gjurin e majtë dhe për këtë arsye mbrojtësi do duhet të marrë një pushim”,- ka shkruar klubi bavarez në një njoftim për mediet, pa dhënë detaje të mëtejshme për një rikthim të mundshëm të lojtarit.
/ss