Lajme

Financimi prej 360 mijë euro i Listës Serbe, Haradinaj-Stublla: Vendim skandaloz, t’i ndalet aktiviteti në Kosovë!

01/16/2024 11:58
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë mori vendim për ndarjen e mjeteve të fondit për mbështetjen e subjekteve politike për këtë vit.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme 4 milionë e 800 mijë euro.

Nga kjo shumë, subjektit më të madh politik në vend, Vetëvendosjes iu kanë ndarë 2 milionë e 280 mijë euro, PDK-së 760 mijë euro, LDK-së 640 mijë euro, Listës Serbe 360 mijë euro dhe AAK 320 mijë.

Lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve, përkatësisht për Listën Serbe, ka reaguar ish-ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla në një postim në “X” ka shkruar se ky vendim është skandaloz.

Ish-ministrja më tej ka shtuar se Lista Serbe që planifikoi sulmin në Banjskë, duhet të shpallet jokushtetuese dhe organizatë terroriste.