Sporti

Shkoi me 900 euro në Australian Open dhe bëri sensacion, tenisti indian: “Nuk do të qaj tani këtu, por kam fituar shumë para”

01/16/2024 12:00
nga:Lorik J

Tenisti indian Sumit Nagal krijoi një sensacion të madh në Australian Open. Ai eliminoi numrin 27 të botës Alexander Bublik (6:4, 6:2, 7:6) në raundin e parë dhe në fund fitoi mijëra dollarë.

Kalimi në raundin e dytë të Australian Open i dhuroi tenistit indian Sumit Nagal të paktën 180,000 dollarë. Ai erdhi tek fitorja ndaj favoritit të madh të Alexander Bublik, përcjell GazetaBlic Sport.

Tenisti 26-vjeçar nga India u bë i famshëm pasi në shtator të vitit të kaluar tha publikisht se ka ende 900 euro në llogarinë e tij bankare dhe se vetë nuk e di se si i mbijeton.

“Kam 900 euro në llogarinë time. Nuk kam sponsorë, por më ndihmon fondacioni i tenisit MAHA dhe Komiteti Olimpik Indian më jep një pagë mujore që të mund të siguroj pajisje për turne.”

“Çdo gjë që fitoj nga tenisi e investoj në veten time. Ndjej se nuk kam mbështetjen e shtetit edhe pse jam numri një. Jam i vetmi që u kualifikova në Grand Slam, i vetmi që luajta në Olimpiadë. Lojërat dhe qeveria nuk më shton në listën e sportistëve të rëndësishëm”, tha ai.

Pas fitores ndaj Bublikut, ai ishte shumë i emocionuar. Ai mori një shumë të bukur parash që do t’ia lehtësonte shumë turnetë e radhës.

“Është shumë emocionuese. Nuk do të qaj këtu tani, por ende nuk jam në dijeni të asaj që kam bërë”, tha Nagal dhe vazhdon:

“Ndonjëherë do të jetë një vit i mirë, ndonjëherë një vit i keq, ka qenë një nga vitet më të mira për mua, edhe pse, siç e thashë edhe më parë, kisha vetëm 900 euro në llogarinë time”.

“Unë jam krenar për veten time që kam ardhur këtu, veçanërisht duke ditur se nga kam filluar. Është e mrekullueshme që do të luaj në raundin e dytë,” tha Sumit Nagal.

/GazetaBlic Sport