Sporti

Xavi dëshiron largimin e tij, ekipi i njohur arab i ofron një mega kontratë Raphinhas

01/16/2024 09:21
nga:Lorik J

Sulmuesi i Barçës, Raphinha nuk i ka përmbushur pritjet për mundësitë e tij te Barcelona dhe është një nga lojtarët që pritet të largohet nga klubi. Nuk është sekret që trajneri Xavi dëshiron të shesë anësorin.

Barça është gati të ndahet me brazilianin në fund të sezonit, por siç janë gjërat tani, kjo mund të ndodhë gjashtë muaj më parë. Al Hilal dëshiron të nënshkruajë me Raphinan në afatin kalimtar të dimrit. Klubi nga Arabia Saudite është gati t’i paguajë Barcelonës 60 milionë euro.

Raphina mbërriti në klubin e Barçës nga Leeds në vitin 2022. Barcelona pagoi 58 milionë euro për të. Në 68 paraqitje, ai shënoi 13 gola dhe shënoi 19 asistime.

Këtë sezon në Al Hilal luajnë Neymar, Malcom, Kalidou Koulibaly, Aleksandar Mitrovic, Sergej Milinkovic-Savic.

/GazetaBlic Sport