Sporti

Uzuni titullar ndaj Betisit, kërkon golin e radhës në La Liga

01/13/2024 20:50
nga:E K

Myrto Uzuni, sikurse pritej, është pjesë e formacionit titullar të Granadas, që luan një ndeshje të vështirë në transfertë me Betisin, në kuadër të javës së 20-të, e para e fazës së dytë.

Sulmuesi beratas do të jetë në vijën e para krah argjentinasit Lucas Boye në rreshtimin 4-4-2. Kujtojmë që Uzuni realizoi një nga dy golat e Granadas në fitoren e një jave më parë me Cadizin, në shtëpi.

Uzuni deri në këtë pikë të sezonit numëron 6 gola në La Liga.