Lajme

Biden thotë se e paralajmëroi Iranin për sulmet e Houthis

01/13/2024 16:44
nga:Gazeta Blic

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë gazetarëve se Iranit iu dërgua një mesazh mbi grupin jemenas, përgjegjës për sulmet mbi anijet tregtare në Detin e Kuq.

“Ne e dorëzuam atë privatisht dhe kemi besim se jemi të përgatitur mirë”, tha Biden, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

ShBA-ja nisi sulme të reja gjatë ditës së sotme kundër Houthis për të dytën ditë me radhë pasi grupi i lidhur me Iranin paralajmëroi se do të hakmerrej për një seri sulmesh në objektet e tij.