Lajme

Kjo është vetura ndaj të cilës policia shtiu pasi shoferi i saj goditi një polic në Suhodoll (foto)

01/13/2024 15:18
nga:Gazeta Blic

Rreth orës 12:40 të ditës së sotme, një veturë me targa civile të Novi Pazarit ka goditur një zyrtar policor të Kosovës.

Incidenti ka ndodhur pasi patrulla policore i ka bërë me shenjë veturës që të ndalojë, pasi kanë dyshuar se në të gjenden narkotikë.

Vetura nuk është ndalur, dhe shoferi i saj ka përshpejtuar dhe e ka goditur një polic.

Zyrtarët policorë, me këtë rast kanë shtënë me armë zjarri ndaj veturës, por që nuk ka rezultuar me ndonjë të plagosur.

Sipas policisë, shoferi ka arritur të dalë nga vetura dhe të largohet në këmbë.

Klank mëson se vetura tanimë do të largohet nga aty.

Policia e ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa numri i pjesëtarëve policorë është relativisht i madh në vend.