Lajme

Momenti kur aeroplani britanik Typhoon godet objektivin e Houthit në Jemen – pason një shpërthim i madh

01/12/2024 10:17
nga:Gazeta Blic

Minutë pas minute – pamje dhe detaje rreth sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Sulmet e tyre vijnë si kundëpërgjigje ndaj sulmeve që kreu grupi Houthi ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq, transmeton Telegrafi.

Tani, pamjet e publikuara nga ministria britanike e mbrojtjes tregojnë momentin kur aeroplani britanik Typhoon godet një objektiv në Jemen.

Një ndërtesë shihet në pikësynimin e aeroplanit britanik, përpara se të ndodhte një shpërthim i madh.

Kjo ishte një nga dy zonat e qëlluara nga Britania e Madhe, sipas ministrisë.

“Typhoon po fluturonte me shpejtësi prej 965 kilometër në orë deri në 1,287 kilometër në orë dhe megjithatë ai imazh është pothuajse absolutisht statik”, tha analisti i mbrojtjes Michael Clarke.