Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina i ka quajtur të papranueshme akuzat dhe sulmet e pushtetit ndaj gjyqësorit.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ata po mundohen të hedhin diku tjetër fajin për dështimet e tyre në reforma.
“Është e paprecedentë dhe tërësisht të papranueshme akuzat dhe sulmet që zyrtarët e qeverisë hedhin në drejtim të gjyqësorit dhe në veçanti ndaj Gjykatës Kushtetuese. Fajet për dështimet e veta në reforma dhe paaftësinë e tyre në qeverisje po mundohen t’i hedhin diku tjeter, herë duke akuzuar opozitën e herë gjyqësorin”, thotë ajo.
Sipas Pantinës, këto akuza shpërfaqin tendencën e tyre për kapje të shtetit.
“Por, akuzat ndaj gjyqësorit shpërfaqin edhe tendencën e tyre për kapjen e shtetit dhe kjo përpjekje e tyre është cenim i rëndë i demokracisë dhe ndarjes së pushteteve”,vlerëson ajo për Gazeta Blic.
Tutje, Pantina thekson se kjo do të na kushtojë si shoqëri.
“Por, ajo çka është më shqetësuese dhe do të na kushtojë si shoqëri është reagimi i mangët kundër këtyre tendencave. Është e vështirë të kundërshtohet një qeverisje me elemente aq të mëdha populluste, sidoqoftë është përgjegjësi e elitave shoqërore në veçanti të pengojnë përpjekje të tilla populiste që cenojnë dekomkracinë dhe ndarjen e pushteteve”, deklaron Shqipe Pantina./Gazeta Blic/
Haziri ‘godet’ Kurtin e Osmanin: Luftën po e përdorin për kafulimin e dështimeve të brendshme
Alarmon Rrahman Jasharaj: 300 mësimdhënës morën pushim pa pagesë, po rrezikohet sektori i arsimit


