Lajme

Haziri ‘godet’ Kurtin e Osmanin: Luftën po e përdorin për kafulimin e dështimeve të brendshme

01/11/2024 13:03
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, mundësinë e sulmit nga Sebria dhe luftën po e përdorin për kamuflimin e dështimeve të brendshme.

Ai ka theksuar se luftën Kosova e ka fituar më 19 qershor të vitit 1999.

“Paralajmërimet për luftë dhe përdorimi i luftës në Kosovë në kohë paqeje, përkundër kërcënimit, sepse Serbia gjithmonë është burim i destabilizit dhe kërcënimit të Kosovës, nuk është tash, është tash e 22 vite tash e 50 vite dhe ka me mbetë, derisa nuk arrihet një marrëveshje për normalizim e cila hap rrugën për pajtim më vonë”, tha ai.

Ai thotë se këto deklarata të Kurtit po i frikësojnë qytetarët.

“Por, përdorimi në këtë kohë është më shumë më mbjellin frikë tek qytetarët, me vazhdu atë që e kanë shkaktu me Zajedincën më herët me Republika Sërpska, me krahasimet për ndarje, për probleme që janë ballafaqu dhe proceset që Kosova ka kaluar”, tha ai për Gazeta Blic.

Haziri vlerëson se edhe procesi i dialogut me Serbinë është në një ngërç.

“Është më shumë me i mbulu, me i kamuflu dështimet e brendshme dhe ngërçin e madh që e ka sot dialogu sesa që, është diçka që duhet të brengosemi pasi që ne duhet të jemi në paqe, kryeminsitri, presidentja dhe faktori politik duhet të luftojë për paqe pasi që luftën ne e kemi fitu më 10 qërshor 1999 dhe tash duhet ta fitojmë paqen”, vlerëson Haziri.

Sipas tij, nëse Serbia ka interes për luftë është çështje e saj.

“Ne kemi kapacitete shtetërore dhe partnerë të mëdhenjë që me e mbrojtë Kosovën në çdo kohë, dhe është e paarsyeshme dhe e panevojshme që të shfrytëzohet lufta edhe pse është mjeti i fundit i politikës, por këta po e shfrytëzojnë si mjeti i parë i politikës dhe kjo është e keqe”, tha ndër të tjera ai.