Sporti

Trondit ish trajneri i njohur, zbulon sëmundjen e tmerrshme: “Pas lajmeve të tilla, ju vlerësoni çdo ditë të jetës”

01/11/2024 13:01
nga:E K

“Kam kancer, më mbetet në rastin më të mirë një vit ose edhe pak më shumë, në rastin më të keq edhe më pak”. Tronditëse deklarata e Sven-Goran Eriksson në radion suedeze P1. Ish-trajneri i Lazios dhe Anglisë, 75-vjeçar tregoi se si zbuloi sëmundjen.

“Pësova një kolaps papritur teksa po bëja një vrapim prej 5 kilometrash dhe pas një konsulte mjekësore zbulova se kisha patur një iktus, dhe se kisha edhe një tumor. Nuk e di prej sa kohësh, ndoshta prej një muaji, ndoshta prej një viti”, rrëfen suedezi.

Eriksson veç të tjerash, trajner dhe i Manchester City-t dhe i kombëtares angleze që fitoi një titull historik me Lazion në Itali në vitin 2000 kishte drejtuar për herë të fundit në 2019, duke udhëhequr për një periudhë të shkurtër kombëtaren e Filipineve.

Një vit më parë ndërkohë kishte lënë përfundimisht të gjitha impenjimet e tij për shkak të problemeve me shëndetin me ish trajnerin që deklaroi: “Të gjithë kishin kuptuar se nuk isha mirë, dyshonin për kancer dhe kështu doli. Tani duhet të luftoj deri sa të mundem”.